SHBA, gripi më i rëndë që prej vitit 2009

Gripi e ka mbërthyer keq Amerikën këtë sezon, duke i shtyrë ekspertët e shëndetësisë që të flasin për një epidemi po aq të rëndë sa ajo e gripit të derrit 9 vjet më parë.

 
Raporti më i fundit qeveritar tregon se 1 në 13 vizita tek mjeku javën e kaluar ishin për temperaturë, kollë e simptoma të tjera të lidhura me gripin, nivel ky i cili nuk ishte parë më që prej vitit 2009. Ai madje kapërcen shifrat e çdo sezoni dimëror gripi që prej vitit 2003, kur administrata amerikane ndryshoi mënyrën e matjes së kësaj sëmundjeje.

Sezoni i sivjetshëm nisi shpejt dhe përhapi me shpejtësi një lloj aq të keq gripi sa i ka mbushur spitalet me njerëz e ka shënuar më shumë vdekje sesa viruse të tjera gripi të zakonshëm. Ajo që befason në mënyrë të veçantë ekspertët është intensiteti afatgjatë i tij, duke i shtyrë shumë mjekë të mendojnë se ky është sezoni më i ashpër i gripit që është parë prej dekadash të tëra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një përhapje shqetësuese e tij është shënuar në pothuajse të gjitha shtetet amerikane, me përjashtimin e Hauait dhe Oregonit, ndërsa numri i shtrimeve në spital vazhdon të rritet.

Swiss Digital Mobile Reklama

  
Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?