SHBA heq nga lista e sanksioneve kompaninë ajrore irakiane të lidhur me Iranin
Departamenti amerikan i Thesarit ka hequr nga lista e sanksioneve për terrorizmin, kompaninë ajrore irakiane “Fly Baghdad”, e cila më herët ishte akuzuar për lidhje me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.
Vendimi përfshin edhe dy avionë “Boeing 737” të kësaj kompanie, me regjistrimet “YI-BAF” dhe “YI-BAN”. Sipas Thesarit amerikan, kompania ka bërë “ndryshime të rëndësishme” në mënyrën e funksionimit, duke bërë që përfshirja e saj në listën e sanksioneve të mos ishte më e justifikuar.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë theksuan se ky vendim nuk përbën ndryshim të politikës së SHBA-së ndaj qeverisë iraniane, Gardës Revolucionare apo organizatave të shpallura terroriste.
Heqja e sanksioneve, vjen në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se mund të ketë një marrëveshje me Iranin për rishikimin e situatës dhe rihapjen e mundshme të ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës. Megjithatë, mbeten dyshime për një rihapje të shpejtë të ngushticës.
KOHA JONË SONDAZH

