SHBA, hetime rreth pretendimeve për sulme kibernetike nga Rusia
Kreu i Komitetit, senatori republikan i Karolinës së Veriut, Richard Burr me senatorin demokrat, Mark Warner, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me hetimin
Komiteti i Inteligjencës së Senatit amerikan ka njoftuar se ka nisur hetimet në lidhje me pretendimet se Rusia ka ndërhyrë nëpërmjet sulmeve kibernetike në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në SHBA më 8 nëntor. Komitetit, senatori republikan i Karolinës së Veriut, Richard Burr me senatorin demokrat, zv/kryetarin senatorin e Virginia-s, Mark Warner, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me hetimin.
Në deklaratë njoftohet se në hetimin në lidhje me pretendimet se Rusia ka ndërhyrë nëpërmjet sulmeve kibernetike ndaj zgjedhjeve presidenciale do të përfshihen edhe persona që kanë lidhje me këtë çështje.
Gjithashtu është bërë e ditur se do të hetohen edhe disa zyrtarë nga ekipi i fushatës së zgjedhjeve të Trump, nëse kanë kontaktuar apo jo me disa persona në Moskë për çështjen e “sulmit kibernetik”.
Burr dhe Warner në deklaratën e tyre janë shprehur se “besojmë se është shumë e rëndësishme që të kuptojmë plotësisht se cilat janë përmasat e veprimeve të inteligjencës ruse që kanë ndikuar SHBA-në.”
Në opinion publik janë diskutuar për një kohë të gjatë pretendimet për “sulme kibernetike të lidhura me Rusinë”, të cilat për herë të parë u pretenduan nga Partia Demokrate në muajin korrik të vitit të kaluar.
Ndërsa Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Zbulimit Kombëtar, më 7 tetor 2016 bënë një deklaratë, duke akuzuar zyrtarisht Rusinë në lidhje me sulmin kibernetik ndaj institucioneve të Partisë Demokratike dhe fushatës zgjedhore.
Presidenti amerikan Barack Obama kishte dhënë udhëzimin që hetimi në lidhje çështjen të përfundonte deri më 20 janar, ndërsa Donald Trump kishte mbrojtur qëndrimin e tij se pretendimet nuk reflektojnë të vërtetën dhe se po “kryhen përpjekje për të hedhur hije mbi suksesin e tij”.
KOHA JONË SONDAZH

