SHBA i jep lejen? Ukraina do të sulmojë Rusinë me raketat me rreze të gjatë

Shtetet e Bashkuara mund t’i japin shpejt lejen Ukrainës, për përdorimin e raketave me rreze të gjatë kundër Rusisë. Është vetë presidenti Biden që e sugjeroi diçka të tillë, teksa Kievi përballet me valë të shtuar sulmesh nga Rusia fqinje.

Kur u pyet nga gazetarët nëse Uashingtoni do të hiqte kufizimet ndaj përdorimit të raketave me rreze të gjatë për Ukrainën, Biden tha: “Po punojmë për këtë zgjidhje”.

Drita jeshile, nëse do të vijë, do të përmbushte kërkesat e përsëritura të Ukrainës që ankohet se kufizimi mbi përdorimin e këtyre armëve i ka lënë ata me duart e lidhura. Gjatë muajve të fundit, presidenti Zelensky ka kritikuar ritmin e dërgesave me armatime dhe ka kërkuar autorizimin për të goditur pozicione më në thellësi të territorit rus me armatimet e siguruara nga perëndimit. Deri më tani, SHBA i ka rezistuar një lëvizjeje të tillë mes shqetësimeve për përshkallëzim me Moskën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?