SHBA-Iran nën kërcënim dhe negocim, Trump përmend diskutime serioze

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se Irani është në “diskutime serioze” me SHBA-në, pas shtimit të vazhdueshëm të forcave ushtarake amerikane në Gjirin Persik.

Ai deklaroi se shpreson që negociatat me Iranin të çojnë në një marrëveshje “të pranueshme”, ndërsa tensionet midis dy vendeve mbeten të larta.

Zyrtari më i lartë i sigurisë i Iranit, Ali Larijani, tha se “një kornizë për negociata po përparon dhe mund të jetë gati shumë shpejt”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump ka kërcënuar të ndërhyjë në Iran për shkak të ambicieve bërthamore të vendit dhe pas shtypjes vdekjeprurëse të protestave antiqeveritare. Irani ka reaguar duke thënë se do të përgjigjet “menjëherë dhe fuqishëm” ndaj çdo agresioni, qoftë nga toka apo deti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet që Irani të nisë një stërvitje detare dy-ditore me armë zjarri në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë dhe një kanal kyç për furnizimin me energji. Rreth një e pesta e naftës së tregtuar në botë kalon nëpër këtë hapësirë ujore, që në pikën e saj më të ngushtë ka vetëm 33 km gjerësi midis Iranit dhe Omanit.

Të dielën, Kryetari i Kuvendit të Iranit deklaroi se Republika Islamike tashmë i konsideron të gjitha ushtritë e Bashkimit Evropian si organizata terroriste. Deklarata erdhi si reagim ndaj vendimit të BE-së për të shpallur Gardën Revolucionare paramilitare të Iranit si organizatë terroriste, pas shtypjes së përgjakshme të protestave mbarëkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?