SHBA-Iran, Trump: Sanksionet nuk hiqen
Amerika nuk ka ndërmend t’i heqë sanksionet ndaj Iranit. kjo ishte deklarata e fundit e presidentit Donald Trump në rrjetet sociale si një përgjigje ndaj kushtit të ministrit të Jashtëm iranian Mohammad Zarif përcjellë nëpërmjet një interviste për gjermanen Der Spiegel. Zarif tha se Irani është i gatshëm të ulet në bisedime me Amerikën për sa i takon konfliktit mes palëve por kjo arrihet vetëm me heqjen e sanksioneve ndaj vendit të tij.
Përgjigja e Trump ishte konkrete dhe erdhi në dy gjuhë, çka solli reagimin e Zarif po nëpërmjet rrjeteve sociale, ku i kërkon Trumpit që vendimet e tij mbi politikën e jashtme t’i bazojë në fakte konkrete dhe jo i nxitur nga titujt e mediave amerikane apo përkthimet e gabuara.
Tensionet mes vendeve kulmuan me vrasjen e gjeneralit Kasem Soleimani nga ana e forcave amerikane më 3 janar të këtij viti.