SHBA, ish-shefi i CIA-s shmang gjyqin

Ish-drejtori i CIA-s, gjenerali në pension David Petraeus arriti një marrëveshje me Departamentin amerikan të Drejtësisë në lidhje me keqpërdorimin e materialeve sekrete qeveritare. 

Në këtë mënyrë Petreaus do të shmangë një proces gjyqësor, që nëse do të bëhej do ta vinte në pozitë tepër të vështirë, pasi do të përfshinte hollësi të marrëdhënieve të tij me një oficere rezerviste që çoi në rënien e tij nga karriera. 

Sipas paktit, ish-kreu i CIA-s pranon fajësinë për abuzim me materiale sekrete të cilat ia ka treguar biografes, njëkohësisht e dashura e tij, Paula Broadwell. 

SHKARKO APP