SHBA-ja përgatitet për goditjen e uraganit “Imelda”, përbindëshit që po i afrohet brigjeve të Karolinës së Jugut
Një ndryshim i motit që pritet të marrë formën e stuhisë tropikale “Imelda”” gjatë ditës së sotme dhe të afrohet me brigjet e Karolinës së Jugut si uragan në fillim të javës së ardhshme, po shkakton tashmë trazira në Bahama dhe ishujt përreth, sipa AP.
Ndërkohë, uragani “Humberto” është dobësuar lehtë, por mbetet një stuhi e fuqishme e kategorisë 4 në Oqeanin Atlantik, duke përbërë kërcënim serioz për Bermudën.
Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster, u bëri thirrje banorëve të ndjekin nga afër zhvillimet dhe të qëndrojnë në gatishmëri.
Në të njëjtën kohë, guvernatori i Karolinës së Veriut, Josh Stein, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të afrimit të sistemit, që aktualisht njihet si “Depresioni Tropikal Nëntë”.
Sipas parashikimeve, moti do pritet të kthehet stuhi tropikale gjatë ditës së sotme për të arritur statusin e uraganit deri nesër në mbrëmje.
“Çdo herë mësojmë se nuk mund ta parashikojmë saktësisht rrugën e këtyre stuhive”, tha guvernatori McMaster. “Kjo stuhi është tepër serioze, vdekjeprurëse”.
Autoritetet shtetërore po përgatisin ekipe kërkim-shpëtimi për çdo rast emergjence, pasi erërat e forta dhe reshjet e dendura mund të shkaktojnë përmbytje të mëdha. ATSH
KOHA JONË SONDAZH

