SHBA-ja përgatitet për sulm kibernetik në zgjedhjet…

SHBA po përgatitet për një numër të madh sulmesh kibernetike që do të kryhen me qëllim ndikimin në zgjedhjet për senatin dhe kongresin amerikan që zhvillohen në vitin 2018.

Zyrtarë të lartë të inteligjencës dhe sigurisë kibernetike të SHBA kanë thënë për “Zërin e Amerikës” se këto sulme janë vazhdim i përpjekjeve ruse për të ndikuar në zgjedhjet amerikane. Sipas informacioneve nga këta zyrtarë që preferojnë të mbeten anonimë, duke ngritur kështu dyshime të arsyeshme për seriozitetin dhe vërtetësinë e tyre, kanë aluduar se vala e ardhshme e sulmeve kibernetike do të bëhet në rrjetet sociale nga hakerat rusë dhe do të kenë qëllim manipulimin e opinionit publik amerikan dhe do të përhapë lajme të rreme.

Gjithashtu, ka gjasa që këta hakera të koordinojnë sulme edhe ndaj faqeve zyrtare të shtetit dhe të fushatave për të publikuar sekrete shtetërore dhe për të denigruar disa figura politike me qëllim fitimin e kandidatëve të preferuar nga Kremlini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?