SHBA, ja si duhet të vishen gazetarët gjatë vizitës së William & Kate!
“Gazetarët e interesuar të cilët do të ndjekin vizitën e çiftit mbretëror, si ata britanikë ashtu edhe të huajt, duhet të respektojnë kodin e veshjes të rasteve zyrtare. Ky veprim bëhet për të respektuar cilindo anëtar të familjes mbretërore”, thuhet në njoftimin e pallatit mbretëror britanik. Për t’u paraqitur përballë dukës apo dukeshës së Kembrixhit kërkohet veshja e duhur që përfshin xhaketë dhe kravatë për burrat dhe xhaketë me fund apo me pantallona për gratë.
Absolutisht, në këto raste, nuk duhet të veshësh xhinse apo atlete pasi rrezikon seriozisht të largohesh nga të gjitha aktivitetet.