SHBA-Korea Jugut reduktojnë manovrat detare të pranverës, pas samitit Kim-Trump

Shtetet e Bashkuara dhe Korea e Jugut do të njoftojnë së shpejti anulimin e manovrave madhore detare të përbashkëta në pranverë, për t’i zëvendësuar me lëvizje të vogla rutinë, tha sot nj zyrtar amerikan, në kuadër të reduktimit të tensioneve me Korenë e Veriut pas takimit Trump-Kim-Jong-Un.
Ai shtoi se njoftimi zyrtar pritet në ditët në vijim por nuk ishte një rezultat direkt i samitit me liderin Verior.
Manovrat e njohura si Foal Eagle, përfshijnë zakonisht mijëra trupa e mjete ajrore, detare dhe të operacioneve speciale, dhe zhvillohen çdo pranverë.
Numri i trupave pjesëmarrëse ka nisur të reduktohet që prej samitit të parë mes presidentit Donald Trump dhe Kim Jong Un.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?