SHBA kundër çdo lloj bashkpunimi me Iranin në Lindjen e Mesme


Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar më parë një propozim të ardhur nga zyrtarë iranianë, të cilët kanë ofruar bashkëpunimin e Teheranit në luftën kundër ISIL-it, në këmbim të mirëkuptimit të saj rreth programit bërthamor të Iranit

“Nuk ka bisedime, marrëveshje, shkëmbimi, asgjë nuk ka rezultuar me arritjen e ndonjë marrëveshje apo mirëkuptim me Iranin për çfar do ngjarjeje në Lindjen e Mesme. Nuk ka lidhje midis bisedimeve bërthamore me ndonjë çështje tjetër në rajon. Negociatat mbi programin bërthamor, janë tema të veçanta” tha Kerry, gjatë vizites në Pekin.

Zyrtari i SHBA-së u takua edhe me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Pekin, ku të hënën ka filluar një samit dy-ditor i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

SHKARKO APP