SHBA: Los Anxhelos u ofron rezidentëve të saj testim falas për Covid-19

Los Anxhelos do tu mundësojë të gjithë rezidentëve të saj kryerjen e testit të COVID-19 pa pagesë, duke u bërë qyteti i parë i madh në SHBA që ndërmerr këtë hap.

Kryetari Eric Garcetti bëri njoftimin vetëm disa orë pasi Los Anxhelos regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve të reja me Covid-19.

Deri më tani, një pjesë e punonjësve dhe ata që shfaqnin simptoma mund të merrnin teste për shkak të mungesës së kompleteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qarku i Los Anxhelos aktualisht përbën pothuajse gjysmën e rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Kaliforni. Shteti deri më tani ka raportuar mbi 48,000 raste dhe më shumë se 1.900 viktima.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë SHBA është vendi më i prekur në botë nga Covid-19 me mbi 1 milion të infektuar dhe rreth 62 mijë viktima.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?