SHBA/ Mbi 160 mijë të infektuar me Koronavirus, rritet bilanci i viktimave

Numri i vdekjeve prej Koronavirusit në SH.B.A. ka shkuar në 3,173 dërsa New York mori pak shpresë me mbërritjen e një anije me ndihma spitalore të Marinës së SH.B.A.

Numri total i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar 3,000, ku vetëm ditën e djeshme kanë vdekur 540 persona ndërsa numri i personave të infektuar ditën e sotme ka shkuar në 164,359.

Njerëzit në New York dhe New Jersey u rreshtuan të dy anët e lumit Hudson për të brohoritur anijen e Marinës amerikane Comfort, një çisternë nafte e konvertuar e pikturuar me kryq gjigand të kuq në sfond të bardhë.

Comfort do të trajtojë pacientët që nuk janë të infektuar me kronavirus përfshirë ata që do kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në mënyrë që pjesa tjetër e stafit mjekësor të përqëndrohet tek pacientët e infektuar me Koroanvirus.

SHKARKO APP