SHBA mbyll 15 baza ushtarake në Europë
SHBA do të mbyllë 15 baza ushtarake në Europë.
Lajmin e bëri të ditur Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Ai tha se Pentagoni do të kursejë rreth 500 milionë dollarë në vit me këtë lëvizje.
SHBA po e zhvendos vëmendjen drejt Azisë.
SHBA ka aktualisht rreth 60 mijë trupa të vendosur në Europës, shumica në Gjermani, Itali dhe Britani.
Shumica e bazave të mbyllura janë baza të vogla, të mbetura që prej kohës së Luftës së Ftohtë.
Hagel tha se kjo do të thotë humbje vendesh pune dhe falenderoi të gjithë ata që kanë shërbyer dhe ndihmuar ushtrinë amerikane.
“E di që kjo do të sjellë edhe reduktimin e forcës punëtore në vendet ku kanë qenë bazat tona. I falenderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë ofruar për ne për dekada”.
Bazat e mbyllura do jenbë në Britani, Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Itali.
SHBA po finalizon edhe planet për të shkurtuar personelin ushtarak në bazën Lajes në ishujt Azore, që ka sjellë kundërshti në Portugali.
KOHA JONË SONDAZH

