SHBA miraton ligjin e ri: Ndalohet shitja e duhanit për personat nën 21 vjeç

Një ligj i ri, i cili ndalon shitjen e produkteve të duhanit te personat nën moshën 21-vjeçare, ka hyrë tashmë në fuqi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Javën e kaluar, presidenti Donald Trump, nënshkroi moshën e re minimale për të blerë cigare, në kuadër të një projekt-ligji për shpenzimet gjithëpërfshirëse.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi se “tashmë është e paligjshme që dyqanet me pakicë t’u shesin produkte të duhanit, si cigare, puro dhe cigare elektronike, të rinjve nën 21 vjeç”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim, që vjen si pasojë e rritjes së konsumit të produkteve të duhanit nga të rinjtë, u konsiderua një hap i rëndësishëm nga presidenti Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përsa i përket ligjit shqiptar, mosha minimale për të blerë produktet e duhanit është 18 vjeç. “Të gjitha pikat e shitjes duhet të pajisen me tabelë të dukshme dhe të lexueshme, ku të shkruhet: ‘Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën 18 vjeç’,” shkruhet në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?