SHBA miraton prodhimin e testeve për COVID-19 që jep rezultat për 15 minuta

Një kompani amerikane e cila prodhon pajisje mjekësore mori aprovim për prodhimin e testit të shpejtë antigjen, që në afat prej 15 minutash duhet të japë rezultate për koronavirusin.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se Departamenti amerikan për ushqime dhe barëra (FDA) miratoi prodhimin e testit të shpejtë antigjen ndaj COVID-19.

Më tej theksohet se nuk do të ketë më nevojë pajisje shtesë për test, e cila do të japë rezultat për 15 minuta, ndërsa kompleti testues do të shitet për 5 dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thuhet se kompania do të fillojë prodhimin e pothuajse 50 milionë grupe testesh nga tetori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompania ka zhvilluar një aplikacion që mund të instalohet në telefon dhe në këtë mënyrë të gjithë mund të tregojnë rezultatet e tyre kur hyjnë në shkollë ose në vendet e punës.

Kompania deri më tani ka marrë miratimin për të prodhuar 5 lloje të testeve, përfshirë testin “ID Now” i cili përdororet nga Shtëpia e Bardhë dhe jep rezultate brenda 5 minutave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?