SHBA mohon zhbllokimin e aseteve iraniane

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të zhbllokojnë asetet e ngrira të Iranit.

Reagimi vjen pasi më herët gjatë ditës Reuters raportoi se Uashingtoni kishte pranuar të lironte asetet iraniane të mbajtura në Katar dhe në banka të tjera të huaja, duke cituar një burim të lartë iranian.

Zyrtari amerikan e hodhi poshtë këtë pretendim, duke theksuar se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë në këtë fazë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja e aseteve të ngrira mbetet një nga pikat më të debatueshme në negociatat mes SHBA dhe Iranit, të cilat po zhvillohen në një klimë tensionesh dhe mosbesimi të ndërsjellë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?