SHBA mund ta kishte sulmuar me armë bërthamore Afganistanin

Pas sulmeve terroriste në New York dhe Washington, më 11 shtator të vitit 2001, Amerika kishte shqyrtuar mundësinë e një sulmi me armë bërthamore në Afganistan.

Kjo është deklaruar nga zyrtari i lartë gjerman, Michael Steiner, në një intervistë dhënë revistës gjermane, “Der Spiegel”.

Steiner, që ka qenë shef i UNMIK-ut, është aktualisht ambasador gjerman në Indi, ndërsa në vitin 2001 kishte qenë bashkëpunëtor për politikën e jashtme dhe të sigurisë i kancelarit të atëhershëm, Gerhard Schroeder.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Letrat ishin në tavolinë. Ata njëmend shqyrtonin të gjitha mundësitë”, ka thënë Steiner, duke konfirmuar se edhe opsioni bërthamor kishte qenë mes opsioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?