SHBA ndërhyn në Karabak, arrihet menjëherë armëpushimi. Ja kur pritet të hyjë në fuqi

Një armëpushim humanitar do të hyjë në fuqi nesër në mëngjes në enklavën malore të Nagorno-Karabakut, e cila është shndërruar në një arenë të luftimeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, njoftoi sot Departamenti i Shtetit.

Njoftimi vjen pasi sekretari i Shtetit Mike Pompeo u takua të premten me ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit në Uashington, në një shtytje të re për paqen dhe një takim të bashkë-kryetarëve të Grupit Minsk të OSBE-së, i formuar për të ndërmjetësuar konfliktin.

“Gjatë diskutimeve intensive, bashkëkryetarët dhe ministrat e jashtëm diskutuan zbatimin e një armëpushimi të menjëhershëm humanitar, parametrat e mundshëm për monitorimin e armëpushimit dhe fillimin e diskutimit të elementeve thelbësorë të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse,” thuhet në deklaratën e Grupit të Minskut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralajmërimi për një armëpushim humanitar vjen në kohën kur luftime të reja shpërthyen sot midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene.

Swiss Digital Mobile Reklama

Armenia akuzoi forcat azerbajxhanase për granatimet e vendbanimeve civile, por Baku zyrtar mohoi vrasjen e civilëve duke thënë se ishte gati të zbatonte një armëpushim, me kusht që forcat armene të tërhiqen nga fusha e betejës.

Grupi i Minskut tha se bashkëkryetarët e tij dhe ministrat e jashtëm ranë dakord të takohen përsëri në Gjenevë më 29 tetor, për të arritur marrëveshje dhe për të arritur një paqësore zgjidhjen e konfliktit të Nagorno-Karabakut

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?