SHBA në krizë ekonomike: Mbi 30 mln persona aplikojnë për pagesën e papunësisë

Kriza e pandemisë Covdi-19 ka shkaktuar shumë viktima dhe të infektuar në SHBA, por krahas saj është goditur edhe ekonomia vendase.

Rreth 3.8 milion amerikanë aplikuan për pagesën e papunësi gjatë javës së fundit.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve amerikanë që kanë aplikuar për pagesën e papunësisë tashmë ka arritur në 30,3 milionë.

Kjo krizë ekonomike vlerësohet të jetë më e rënda që nga viti 1930, sipas ekspertëve.

Ekonomia amerikane u tkurr për 4,8% në tremujorin e parë, dhe vlerësohet se mund të bjerë me një rekord prej 40 për qind në tremujorin e dytë prill-qershor.

Ky nivel i rënies nuk ka ndodhur gjatë asnjë tremujori, që nga koha e pas Luftës së Dytë Botërore.

SHKARKO APP