FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA paralajmëron Sirinë: Jo sulme me gaz

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis paralajmëroi Sirinë se do të bënte një veprim shumë të pamatur nëse përdor gazin si armë në bombardimin e bazave kryengritëse në Gutën lindore.

Zoti Mattis tha se Shtetet e Bashkuara po “marrin informacione” se forcat e presidentit sirian Bashar al-Asad po përdorin klorin kundër kryengritësve në periferitë e kryeqytetit Damask. Sulmet që kanë vazhduar prej tre javësh, kanë lënë rreth 1,000 të vdekur, duke përfshirë 200 fëmijë.

Kreu amerikan i mbrojtjes u tha gazetarët që udhëtonin me të për në Oman se “nuk kishte dëshmi për sulme me gaz që mund t’u tregonte, por shtoi se ishte në dijeni për “raporte të shumta mbi përdorimin e klorit ose rreth simptomave që mund të rezultojnë nga ky gaz”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Mattis tha se trupat siriane sulmojnë pa dallim, madje venë në shënjestër spitalet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siria i ka hedhur poshtë pretendimet se po përdor gazin helmues në sulmet e saj që vazhdojnë në Gutën lindore.

Shefi i Pentagonit tha: “Unë thjesht dua të përsëris se do të ishte një veprim shumë i pamatur nëse ata përdorin gazin si armë dhe mendoj se Presidenti Trump e ka bërë shumë të qartë këtë.”

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?