SHBA përgatit ushtarin e së ardhmes

Ushtritë e së ardhmes mund të përbëhen nga ushtarë të rinj e të sofistikuar, gjysmë njerëzor dhe gjysmë makina, të pajisur me shikim me infra të kuqe, dëgjim ultrasonik dhe të pajisur me armë që kontrollohen nga mëndja.

Në një raport të ushtrisë amerikan, ekspertët nga Komanda për Zhvillimin e Kapaciteteve Luftuese nënvizojë një numër të madh risish dhe teknologjish të së ardhmes që mund të bëhen pjesë e ushtarëve brenda vitit 2050.

Këtu përfshihen gjymtyrë të zgjeruara për të rritur fuqinë, sy me shikim me infra të kuqe dhe pamje ultravjollcë dhe një pajisje audio që mundëson dëgjim ultra dhe subsonik. Ata gjithashtu sugjerojnë që ushtari i së ardhmet të ketë një pajisje që maksimalizon fuqinë e trurit dhe i lejon të kontrollojnë armë me mëndjen e tyre.

Në këtë eksperimet janë përfshirë dhjetëra shkencëtare, personel ushtarak dhe ekspertë të tjerë që diskutojnë impaktin që sajborgët do të kenë në shoqëri dhe si do të ndryshojnë fushëbetejën.

SHKARKO APP