SHBA po shqyrton mundësinë e ndalimit të udhëtimeve me Anglinë
Ndihmës sekretari amerikan i shëndetësisë, Brett Giroir tha se është e mundur që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë udhëtimet nga Britania, ndërsa një variant i ri i Covid-19 po përhapet në këtë vend.
”Thjesht duhet të vendosim të gjitha opsionet mbi tavolinë, të kemi një diskutim të hapur shkencor dhe të bëjmë rekomandimin më të mirë“,- tha ai gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN, duke shtuar se grupi i punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë do të takohet më vonë gjatë ditës.
Kryeministri britanik Boris Johnson, pritet të drejtojë një takim të komitetit të krizave për të adresuar çështjen e udhëtimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit, veçanërisht lëvizjen e mallrave. Shumë shtete ndaluan fluturimet me Britaninë, përfshirë këtu dhe Shqipërinë.
Tensione lidhur me variantin e ri të Covid-19, janë shfaqur edhe jashtë Britanisë. Ministri i jashtëm i Italisë, tha të dielën se në Romë është identifikuar një rast. OBSH-ja, tha se nëntë raste janë zbuluar në Danimarkë dhe nga një në Holandë e Australi