SHBA refuzon kërkesat e Rusisë për Ukrainën

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se SHBA-ja nuk do të bëjë asnjë lëshim mbi kërkesat e Rusisë për Ukrainën dhe NATO në një përgjigje paraqitur Moskës këtë të mërkurë.

Rusia kërkoi garanci që NATO të mos pranojë kurrë Ukrainën dhe vende të tjera ish-sovjetike si anëtare të aleancës ushtarake. Moska kërkoi që NATO të tërheqë trupat që ka aktualisht në vendet e ish-bllokut sovjetik.

“Nuk ka asnjë ndryshim, nuk do të ketë asnjë ndryshim”, ka deklaruar Blinken në përgjigjen ndaj Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigja i është dorëzuar zv.ministrit të Jashtëm rus, Alexander Grushko. SHBA nuk e ka bërë publike përgjigjen, por thotë se kërkesat kryesore të Rusisë janë të papranueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?