SHBA, rekord ditor të rasteve me Covid-19
Shtetet e Bashkuara arrin një rekord të ri sa i përket numrit ditor të infeksioneve me coronavirus, ku u regjistruan 277,346 raste të reja, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
SHBA-të deri më tani kanë gjithsej 20.38 milionë raste që nga fillimi i pandemisë dhe 349,920 vdekje. 2,378 njerëz vdiqën vetëm të shtunën. Shtetet e Bashkuara filluan fushatën e tyre të vaksinimit më 14 dhjetor të vitit të kaluar, raporton CNN.
Më shumë se 4.2 milionë njerëz janë vaksinuar, por kjo është shumë më pak se 20 milionë të vaksinuar, siç është premtuar deri në fund të vitit 2020 nga administrata e presidentit, Donald Trump.