SHBA, rekord viktimash, në 24 orët e fundit 4591 të vdekur
Bota E Premte, 17 Prill 2020 11:37
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti rekordin e ri për 24 orë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte 4 591, sipas një analize nga ”Wall Street Journal”, që bazohet në të dhënat nga universiteti ”John Hopkins”.
Më shumë se 4 500 persona vdiqën brenda 24 orësh duke thyer rekordin e mëparshëm të 2 569 vdekjeve.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA nga koronavirusi arriti në 34 641.