SHBA, rekord viktimash nga COVID-19, spitalet të mbingarkuara

SHBA-ja regjistroi mbi 3 000 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe më shumë se 220 000 infektime të reja, një nivel që kalon rekordet, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Autoritetet shëndetësore amerikane e prisnin këtë shpërthim pas lëvizjes së miliona amerikanëve me rastin e festës së Thanksgiving dy javë më parë, pavarësisht thirrjeve për të qendruar në shtëpi.

Kalifornia, rajonet e të cilës janë rikufizuar në fillim të javës, ka regjistruar vetëm ajo më shumë se 30 000 raste me COVID-19, një rekord për një shtet në një ditë, sipas Covid Tracking Project.

Numri i pacientëve të shtruar në spitale në SHBA për shkak të COVID-19 vazhdon të thyeje rekorde, më shumë se 106 000 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Që prej dy javësh, pragu prej 2 000 të vdekur ditor është kaluar rregullisht në SHBA, ashtu si në pranverë, në kulmin e valës së parë të epidemisë, që kurrë nuk ka rënë në të vërtetë në vend.

Amerikanët, të ballafaquar me këtë reagim spektakolar, qëndrojnë te shpresa e shpërndarjes sa më shpejt të një vaksine.

Të dhënat e vaksinës nga laboratorët Pfizer/BioNTech do të shqyrtohen sot nga ekspertë amerikanë të pavarur. Ajo mund të autorizohet në ditët e ardhshme dhe vaksina e Modernas që prej javës së ardhshme.

Në total, më shumë se 15 milionë persona janë prekur nga COVID-19 në SHBA që prej fillimit të pandemisë. Rreth 290 000 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

SHKARKO APP