SHBA, rritet niveli i optimizmit për ekonominë

Optimizmi i konsumatorëve, një ndër treguesit më të rëndësishëm në mirëqënien e ekonomisë amerikane, ka shënuar rritje në muajin dhjetor, siç rezulton nga dy studime të sapo bëra publike. Anketa e kompanisë Conference Board tregon se konsumatorët janë më optimistë për prirjet aktuale ekonomike dhe është ulur numri i atyre që e shohin si negative klimën aktuale të biznesit.

Një anketë tjetër, e zhvilluar nga organizata Gallup me 2500 konsumatorë, arrin në përfundimin se konsumatorët kanë rifituar nivelin e optimizmit që kishin para vitit 2008. Këto rezultate dalin në një kohë kur kanë rënë çmimet e karburantit, ka pasur rritje ekonomike prej 5% në tre mujorin e tretë të vitit dhe ritmet e papunësisë kanë rënë në 5.8%. Një studim tjetër tregon se çmimet e banesave janë rritur 4.5% gjatë periudhës një vjeçare që nga tetori 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?