SHBA – Rusia dhe Brazili refuzojnë miratimin e planit të ndihmës nga FMN për Ukrainën
Përfaqësuesit rusë dhe brazilianë në FMN refuzuan të të votojnë në favor planit të ndihmës akorduar Ukrainës nga institucioni duke sinjalizuar një nivel të pazakonshëm mosmarrëveshjesh të brendshme, theksuan sot burime të afërta me institucionin.
“Drejtuesit ekzekutiv rusë dhe brazilianë në këshillin administrativ të FMN-së kanë abstenuar gjatë këtij votimi duke refuzuar gjithashtu të japin mbështetjen e tyre për një plan ndihme prej 17,5 miliardë dollarësh”, theksuan të njëjtat burime. Zëri i tyre duke qenë minoritar, ky plan u miratua dhe do u zbatua që prej ditës së sotme me dhënien një një kësti të parë prej pesë miliardë dollarësh në favor të Ukrainës, asfiksuar ekonomikisht nga konflikti separatist në lindje të vendit. Përbërë nga 24 drejtues ekzekutiv që përfaqësojnë 188 shtetet anëtare, këshilli administrativ i FMN-së është një prej instancave kryesore drejtuese të institucionit dhe shërehet veçanërisht për kreditë e dhëna për vendet në vështirësi.