SHBA, Sanders: Meksika e Kanadaja mund të përjashtohen nga skema e taksimit mbi importet e metaleve
SHBA- Shtëpia e Bardhë sugjeroi sot mundësinë e përjashtimit të Meksikës dhe Kanadasë nga skema e taksimit mbi importet e çelikut dhe aluminit, që pritet të njoftohet nga ekzekutivi amerikan deri në fund të javës.
”Ne besojmë se presidenti do të nënshkruajë diçka deri në fund të javës”, u shpreh Sarah Sanders, zëdhënëse e Donald Trump.
”Ka përjashtime të mundshme për Meksikën, Kanadanë dhe disa shtete të tjera”, shtoi ajo, duke përmendur mundësinë e një vlerësimi ”shtet për shtet” bazuar në kritere të sigurisë kombëtare.
Donald Trump njoftoi të enjten synimin e tij për të vendosur një taksë prej 25% mbi importet e çelikut dhe 10% mbi ato të aluminit, duke rindezur një luftë tregtare mes SHBA-së dhe aleatëve të saj.
Sekretari amerikan për Tregtinë, Wilbur Ross u përpoq të fitonte kohë duke siguruar se vendimi për zbatimin e këtyre taksave ishte ”i mirëmenduar” dhe se SHBA-ja nuk kërkonte një luftë tregtare.
KOHA JONË SONDAZH

