SHBA sekuestron aeroplanin e Presidentit të Venezuelës, akuza se e ka blerë në mënyrë të jashtëligjshme

Amerika ka sekuestruar avionin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro pasi përcaktuan se blerja e tij ishte në kundërshtim me sanksionet. Avioni i sekuestruar është dërguar në Florida këtë të hënën.

Sekuestrimi i tij në Republikën Domenikane shënon një përshkallëzim të marrëdhënieve, pasi SHBA vazhdon të hetojë ato që i konsiderojnë si praktika korruptive nga qeveria e Venezuelës. Avioni është përshkruar nga zyrtarët si ekuivalenti i Venezuelës me Air Force One dhe është fotografuar në vizitat e mëparshme shtetërore të Maduro në mbarë botën.

”Kapja e avionit të kreut të shtetit të huaj është e padëgjuar për çështje penale. Ne po dërgojmë një mesazh të qartë këtu se askush nuk është mbi ligjin, askush nuk është mbi shtrirjen e sanksioneve të SHBA-së”, tha një nga zyrtarët amerikanë për ”CNN”.

SHKARKO APP