SHBA – Serry: Netanyahu duhet të marrë masa të besueshme për bllokimin e kolonizimit
Qeveria e re izraelite duhet të marrë masa të besueshme për bllokimin e kolonizimit në territoret palestineze, theksoi sot i dërguari i Kombeve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, Robert Serry.
Duke u shprehur para Këshillit të Sigurimit, Serry i kërkoi gjithashtu qeverisë së re, që pritet të drejtohet nga Benjamin Netanyahu, të tregojë sa më shpejt angazhimin e saj në mbështetje të krijimit të një Shteti palestinez.
Gjatë fushatës së tij, Netanyahu kishte hedhur poshtë idenë e një Shteti palestinez dhe kishte premtuar se do të vazhdonte kolonizimin duke shkaktuar një krizë me Uashingtonin.
“Kolonizimi i paligjshëm nuk është i përshtatshëm me objektivin për një zgjidhje të negociuar për dy shtete dhe mund të vrasë shpresën për të bërë paqe në bazë të kësaj zgjidhjeje”, nënvizoi, Serry.
KOHA JONË SONDAZH

