SHBA, shënohet numër rekord të infektuarish nga koronavirusi, mbi 245 mijë persona

Vazhdon të rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në total, numri i të infektuarve me virus në shtetin amerikan ka shkuar në 245 442 persona. Vetëm në 24 orët e fundit, janë shënuar 565 vetë me virus.

Sa i përket vdekjeve nga koronavirusi, në SHBA kanë ndërruar jetë gjithsej 6098 persona.

Ndërsa, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës 28 persona.

SHKARKO APP