SHBA shënon “rekord” viktimash nga koronavirusi, 2,405 të vdekur në 24 orë
SHBA ka shënuar ditën më të zezë përsa i përket numrit ditor të viktimave nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit Universitetit Johns Hopkins raportoi se kanë humbur jetën 2,405 persona.
Tashmë numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 26,633.
Që nga shpërthimi i pandemisë në SHBA janë regjistruar 609,240 raste me koronavirus.
Numri i rasteve ditore vazhdon të rritet dhe SHBA është një nga vendet më të prekura nga COVID-19.
Përveç kësaj, presidenti Donald Trump deklaroi pak orë më parë se do të ndërpresë fondet ndaj OBSH-së, pasi kjo e fundit, sipas tij, ka dështuar në menaxhimin e situatës.