SHBA, shkon në 84 000 numri i viktimave nga COVID-19, 1 813 në 24 orë

SHBA-ja regjistroi 1 813 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, një shifër e qendrueshme në raport me një ditë më parë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Kjo shifër e çon bilancin total të pandemisë në vend në më shumë se 84 000 të vdekur. SHBA-ja numëron rreth 1,39 milionë raste të diagnostikuara zyrtarisht, 22 000 në 24 orë.

Pavarësisht këtyre shifrave, shtetet amerikane vazhdojnë të heqin masat kufizuese.

Fuqia e parë botërore pret të ketë 113 000 të vdekur deri më 6 qershor, sipas një mesatareje të 20 modeleve epidemiologjike të realizuara nga studiuesit e Universitetit të Massachusetts.

SHKARKO APP