SHBA: Shtatë tanke ruse në Siri

Rusia, e akuzuar nga SHBA-ja se po përforcon prezencën e saj ushtarake në Siri, ka vendosur artileri dhe shtatë tanke në një aeroport në veri të vendit, njoftoi dje një përgjegjës amerikan.

Sipas këtij përgjegjësi, këto shtatë tanke të tipit “T-90” nuk janë parë të dalin jashtë aeroportit, që ndodhet pranë qytetit Latakia, një nga bastionet e regjimit të Bachar al Assad i cili mbështetet nga Moska.

“Me sa duket, dhe të gjitha të dhënat konvergjojnë, rusët po përpiqen të mbrojnë terrenin e aviacionit”, njoftoi zëdhënësi.

“Sipas të dhënave të mbledhura rusia po përpiqet të ndërtojë një bazë ajrore të sofistikuar në Siri”, njoftoi dje zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.

SHKARKO APP