ShBA sygjeron paketën prej 2 trilion dollarësh për t’i bërë ballë COVID-19
ShBA sygjeron vendosjen në dispozicion të një shume prej 2 trilion dollarësh për t’i bërë ballë pandemisë së COVID-19 që ka gjunjëzuar globin.
Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudloë deklaroi se këto shpenzime janë të nevojshme për të luftuar virusin.
“Paketa është sa 10 përqind e GDP. Është një paketë e madhe” – shprehet ai duke thënë gjithashtu se kjo paketë është ende në shqyrtim në Kongres.
Kjo është dyfishi i shumës së kërkuar nga Shtëpia e Bardhë vetëm dy ditë më parë.
Ligjbërësit amerikanë kanë negociuar furishëm një marrëveshje që do të votohet qysh ditën e hënë.
Një pikë e ngutshme duket se ka të bëjë me mënyrën e shpërndarjes së fondeve drejtpërdrejt te amerikanët dhe si të forcojnë programet neto të sigurimeve shoqërore siç është ndihma për papunësinë.
Taskforca kundër koronavirusit e Shtëpisë së Bardhë do të njoftojë mediat në orën në vijim.