FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA-të me strategji të veçantë për të evituar ndikimin rus në zgjedhjet e nëntorit

Që nga viti 2016 kur u mbajtën zgjedhjet e fundit në SHBA çarkullojnë zëra çdo ditë se Rusia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor kështu duke ndërhyrë edhe në rezultatin e zgjedhjeve.

Shteti amerikan ka ndërmarrë masa dhe presidenti Trump së bashku me republikanët e tij kanë bërë hapat e duhur për të mbrojtur procesin zgjedhor që do të mbahet në nëntor.

Zyrtarë amerikanë të inteligjencës patën kërkuar që t’i kushtohet vëmendje e shtuar procesit zgjedhor afatmesëm të zgjedhjeve të nëntorit pasi janë “nën sulm” nga shtetet e tjera. Madje edhe presidenti Trump ka qenë publikisht skeptik për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-tës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët e SHBA-së kanë përshkruar synimin për ndikim në zgjedhjet e SHBA-ve si një përpjekje të radhës që Moska përdorë në vazhdën e përpjekjeve propagandistike të shtetit rus për të ndikuar sa më shumë në Amerikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që nga viti 2016 pothuajse 50 shtete kanë blerë pajisje më të sigurta për të përmirësuar sigurinë ndaj sulmeve të mundshme kibernetike në mënyrë që të evitohen ndikimet nga jashtë në politikat e brendshme.

Tani edhe zyrtarisht SHBA-të janë duke u bërë gati për zgjedhjet afatmesme të nëntorit dhe njëra nga çështjet më të rëndësishme është që të sigurohet sistemi elektronik shtetëror për të evituar ndikimet nga jashtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?