SHBA, thirrje për dozën e tretë të vaksinës: Ja kur duhet marrë!

Ndonëse nuk mohohet efikasiteti i tyre edhe ndaj varianteve të koronavirusit, duket se një dozë e tretë e vaksinës po kthehet gjithmonë e më shumë në domosdoshmëri për një ndikim sa më të fortë mbi sëmundjen.

Për këtë arsye, administrata amerikane është duke planifikuar një dozë përforëcuese shtesë për shumicën e popullatës. Ajo duhet marrë tetë muaj pasi është bërë vaksinimi plotë. Sipas The New York Times dhe Washington Post, njoftimi mund të bëhet këtë javë. Pas diskutimeve të gjata, zyrtarët e shëndetësisë kanë dalë duket në përfundimin se një dozë e tretë është e nevojshme për shkak të variantit Delta të koronavirusit i cili transmetohet më shpejt.

Nga ana tjetër, rezulton se me kalimin e kohës, efikasiteti i imunizimit nis e reduktohet. Kategoritë e para që pritet të marrin dozat përforcuese janë banorët e azileve të të moshuarve si dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor. Vaksinimi shtesë për ta mund të nisë që në shtator. Javën që shkoi, rregullatori amerikan i ilaçeve miratoi një dozë shtesë për njerëzit që kanë imunitet të dobët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Doza shtesë të vaksinës kundër Covid 19 po përgatitet të ofrojë edhe Serbia, ku ritmi i fushatës së vaksinimit që nisi fillimisht me intensitet të madh, tani llogaritet të ketë rënë pasi u imunizua gati 40% e popullsisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?