FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA u vendos sanksione iranianëve. Presionet vijnë pas tërheqjes nga pakti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vënë sanksione gjashtë personave dhe tre kompanive, pasi sipas Uashingtonit kanë lidhje me forcat ushtarake iraniane, Gardën Revolucionare.

Sekretari Amerikan i Thesarit, Steven Menuccin, tha se” sanksionet godasin ata që kanë financuar miliona dollarë për grupin, për aktivitetet e tij malinje”.

“Banka Qendrore e Iranit ka ndihmuar Gardën Revolucionare të ketë akses tek dollarët amerikanë përmes një rrjeti të gjerë të shkëmbimit valutor”, u shpreh më tej ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Departamenti i Thesarit bëri të ditur gjithashtu se gjashtë personat në fjalë janë iranianë, dhe entitetet apo amerikanët nuk do të lejohen të bëjnë biznes me ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sanksionet vijnë pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi të martën të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Britania, Franca dhe Gjermania tentuan vazhdimisht të bindnin Trumpin që të mos e braktiste këtë marrëveshje, duke u shprehur se nuk kanë opsion tjetër dhe se Irani i është përmbajtur paktit. Trump është shprehur se “marrëveshja e vitit 2015, është një marrëveshje e çmendur dhe e njëanshme dhe që nuk duhej nënshkruar kurrë”.

Pas vendimit të Trump, Irani tha se SHBA do pendohet si kurrë më parë për tërheqjen nga marrëveshja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?