SHBA vendos sanksione kundër zyrtarëve të lartë ukrainas: Të lidhur me shërbimet sekrete ruse

Në një kohë që situata mes Rusisë dhe Ukrainës ka vjen dhe tensionohet, Departamenti Amerikan i Thesarit, ka vendosur sanksione kundër zyrtarëve ukrainas, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit.

“The Washington Post”, shkruan se bëhet fjalë për dy deputetët Taras Kozak dhe Oleh Voloshy, ndërsa dy të tjerë janë ish-zyrtarë të qeverisë. Këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë dyshohet të jenë pjesë e përpjekjeve të Moskës që synon pushtimin e mëtejshëm të Ukrainës.

Zyrtarët kanë qenë të përfshirë ngushtë në përpjekjet e dezinformimit nga shërbimi federal i sigurisë ruse, i njohur si FSB. Presidenti Joe Biden, paralajmëroi Moskën nëse vendos që të nis aksionin ushtarak për pushtimin e Ukrainës.

SHKARKO APP