SHBA zbulon arsyet: Britania rrezikon të ketë 60 mijë viktima nga COVID-19
Numri i viktimave në Britaninë e Madhe nga COVID-19 mund të shkojë në më shumë se 60 mijë, e mund të kthehet në vendin më të goditur në Evropë nga pandemia. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Uashingtonit, që parashikoi ne në kontinentin plakë do të humbin jetën 151680 persona.
Deri në korrik, numri i viktimave në ishull mund të shkojë në 66300, thuajse 44% të të gjitha viktimave në Evropë dhe tri herë më shumë se sa Italia (20 000).
Në Spanjë pritet që numri i viktimave të shkojë në 19 mijë, Francë 15 mijë.
Parashikimi është bërë në bazë të kapacitetit të secilit vend për respiratorë si edhe shtretër.
Sipas studiuesve, Britanisë do t’i duhen 100 mijë shtretër deri në mes të prillit, krahasuar me 17765 që ka aktualish