Shefi i CIA: Donald Trump nuk e ka kuptuar siç duhet kërcënimin e Rusisë

John Brennan thotë se Presidenti i sapozgjedhur nuk e ka vlerësuar siç duhet afrimitetin me Rusinë dhe se çfarë nënkupton kjo për SHBA-të.

Shefi në largim i CIA-s, tha të dielën, 5 ditë para se Trump të bëhet presidenti i 45 i SHBA-ve, se marrëdhëniet e Trump-it me agjencitë e inteligjencës Amerikane nuk janë të mira.

“Përveç se të flasë në Twetter, Trump tani do ketë përgjegjësi të mëdha për të mbrojtur sigurinë kombëtare të SHBA-ve,”- paralajmëroi Brennan në “Fox News Sunday”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai deklaroi se “spontaniteti nuk është diçka që mbron interesat e sigurisë kombëtare.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa orë më vonë, Trump është përgjigjur në mënyrë agresive në Twetter, duke u mbrojtur kështu edhe ndaj disa dokumenteve financiare të nxjerra nga Fox News, ende të paverifikuara nga “The Associated Press”.

Ekipi i tij ka punuar për t’iu përgjigjur pyetjeve për politikat e brëndshme dhe ato të jashtme që do ndjekë, ndërkohë Trump ka zgjedhur të heshtë.

Midis sfidave të shumta që e presin Trump-in, përfshirë këtu: Marrëdhëniet e komplikuara të SHBA-së me Rusinë, planet për një kujdes shëndetësor më të përballueshëm për miliona amerikanë dhe pyetjet e shumta që vënë në dyshim ligjshmërinë e presidencës së Trump-it.

Republikani Jared Lewis, është një ndër këta persona, që vendos në pikëpyetje presidencën e Trump-it. Ai nuk do marrë pjesë në betimin e zotit Trump si president i ri.

Kjo nuk është pritur mirë nga shefi i ardhshëm i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus, i cili ka thënë “This Week” të ABC-së “Mendoj se është zhgënjyese që një person si ai të reagojë në këtë mënyrë, kjo gjë nuk u bë tetë vite më parë kur fitoi Barak Obama nga asnjë republikan.”

Priebus pranoi më vonë se konservatorët e udhëhequr nga Trump, në fakt e kanë vënë gjithnjë në dyshim presidencën e Obamës.

Trump nuk ka bërë shumë punë për të ulur tensionet, përkundrazi sërisht është përgjigjur në Twetter kundër Jared Lewis.

Denis McDonough, shefi i tanishëm i stafit të Shtëpisë së Bardhë tha se “Lewis ka luftuar, është gjakosur, e është burgosur për të mbrojtur të drejtat cilvile, që prej një gjysëm shekulli tashmë.” Denis inkurajoi presidentin e ardhshëm që t’i marrë më lehtë kritikat e Lewis-it, “Duhet t’i tregojmë popullit Amerikan dhe Rusisë se jemi të bashkuar” tha Mc Donough për CNN.

Gjenerali Michael Flynn, i cili do caktohet si këshilltari i sigurisë kombëtare së Trump-it. Ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadorin e Rusisë javët e fundit. Ekipi i Trump, pranoi publikisht të djelën për bisedimet me Rusinë.

Zëvendës Presidenti i sapozgjedhur Mike Pence tha në një intervistë të “Fox News Sunday” se “Bisedat e zhvilluara nuk kishin të bënin me dëbimin e diplomatëve apo sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë.”

Presidenti rus Vladimir Putin nuk u hakmorr për dëbimin e 35 diplomatëve rus, kjo gjë u pa me dyshim nga Obama, por u vlerësua nga Trump.

Trump ka bërë thirrje vazhdimisht për një marëdhënie më të zbutur mes SHBA-së dhe Rusisë, ku deklaroi se do lehtësoje sanksionet e fundit të ndërmarra kundrejt Rusisë.

“Mendoj se ai duhet ndërgjegjësohet se nuk i kupton dhe nuk i vlereson mirë pasojat, të cilat po marrin të tatëpjetën”, tha si përfundim Brennan.

Time.com Përshtati: Flogerta Driza

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?