Shefi i NATO-s: Nuk do të lejojmë boshllëqe, KFOR gati për Ballkanin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij në Shkup, deklaroi se aleanca nuk do të lejojë krijimin e një boshllëku sigurie në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë do të mbetet “i fuqishëm dhe i gatshëm për të përmbushur detyrën e tij”.

Rutte vuri në dukje rëndësinë strategjike të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për NATO-n, duke theksuar rolin e Maqedonisë së Veriut brenda aleancës. “Ky mision ka një rol themelor në sigurimin e një mjedisi të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne do të sigurohemi që KFOR-i të qëndrojë i fortë dhe i aftë për detyrën e tij. Bashkëpunimi mes aleatëve mbetet kyç për sigurinë e përbashkët”, tha Rutte.

Misioni i KFOR-it u vendos në Kosovë në qershor 1999, pas përfundimit të konfliktit, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurt dhe parandalimin e rikthimit të dhunës. Ai është operacioni më jetëgjatë dhe një nga më të mëdhenjtë aktivë të NATO-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat e Rutte-s vijnë ndërsa po diskutohet mundësia e rishikimit të angazhimit amerikan në misionet e NATO-s, përfshirë Kosovën. Megjithatë, Pentagoni ka konfirmuar se nuk ka ndonjë vendim për ndryshim të dislokimit të forcave të KFOR-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?