Shefi i Pentagonit mbajti sekret shtrimin në spital, republikanët gati kërkesën për shkarkimin

Përfaqësuesi i SHBA-së Matt Rosendale njoftoi të hënën se do të paraqiste kërkesë për shkarkimin e Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin, duke akuzuar zyrtarin më të lartë të Pentagonit për “shkelje të betimit të tij të detyrës herë pas here”.

Austin u shtrua në spital javën e kaluar, duke e mbajtur të fshehtë nga Shtëpia e Bardhë mungesën e tij. Rosendale një republikan nga Montana, tha se ai do të prezantonte një rezolutë që bën thirrje për shkarkimin e Austin kur të mblidhet Dhoma e Përfaqësuesve të martën.

“Austin ka shkelur betimin e tij të detyrës herë pas here, duke rrezikuar jetën e popullit amerikan”,-tha Rosendale në një deklaratë. “Ai është i papërshtatshëm për zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, prandaj u bëj thirrje kolegëve të mi të bashkohen me mua për ta fajësuar atë”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?