Shembet për 3 sekonda saraja e Pablo Escobar

Fortesa luksoze e ish kapos së drogës kolumbiane Pablo Escobar, në Medelin është shkatërruar me një shpërthim të kontrolluar.

Autoritetet vendase kanë vendosur të ndërtojnë një park dedikur viktimave të narkotrafikut. Shkatërrimi i godinës 8 katëshe ndodhi sot në sy të 1600 personave, plot 25 vite nga vdekja  e narkobosit i cili u vra nga policia në 1993

U deshën vetëm 3 sekonda që të shembet perandoria e ngritur nga kapoja i drogës kolumbiane. Për shkatërrimin e  fortesës është përdorur 200 kg eksploziv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fëmijë, nipa të policëve, politikanë dhe gazetarë të cilët u vranë me urdhër të Escobarit ndoqën nga afër shembjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk bëhet fjalë për të shkatërruar një zyrë që është në rrënim e sipër dhe bie por për të  ngritur një memorial për ata që duhet të jenë heronjtë tanë që nuk duhen harruar kurrë ” tha kryebashkiaku i Medelin, Federico Gutiérrez.

Aty do të instalohet skulptura “Jeta e re” e artistit Rodrigo Arenas Betancourt, një lapidar në homazh të 46.612 viktimave të luftës së drogës në qytet.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?