FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shembet tuneli ku u realizuan testet bërthamore në Korenë e Veriut, 200 të vdekur

Të paktën 200 njerëz kanë vdekur pas shembjes së një tuneli ku u realizuan testet bërthamore në Korenë e Veriut.

Shembja e tunelit ka ndodhur në vendin e testimit bërthamor Punggye-ri në veri-lindje të vendit më 10 tetor, sipas TV Asahi të Japonisë.

Sipas raportit, 100 persona ndodheshin në tunel në momentin shembjes së tij. Ndërsa një shembje e dytë ndodhi gjatë përpjekjeve për ti shpëtuar ata duke rritur numrin e viktimave në të paktën 200.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatkeqësia ka shkaktuar frikë nga një rrjedhje radioaktive e cila mund të nxiste një katastrofë si e Çernobil ose Fukushima.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zyrtar i Koresë së Veriut tha se shembja ndodhi gjatë ndërtimit të një tuneli nëntokësor, raporton agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut.

Ndërsa Lee Eugene, një zëdhënëse në Ministrinë e Bashkimit të Koresë së Jugut, tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për raportin, por nuk dimë asgjë për këtë.”

Testimi i gjashtë bërthamor i Kim Joing-un besohet se ka dobësuar malin dhe kjo ka sjellë aksidentin tragjik

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?