Shembja e tunelit të Uttarakhand: Rinis shpimi për të shpëtuar punëtorët indianë të bllokuar

Shpimet kanë rifilluar pranë grykës së një tuneli në shtetin Uttarakhand të Indisë, ku 41 punëtorë kanë mbetur të bllokuar prej 10 ditësh.

Puna ishte ndërprerë të premten pasi persoant e ekipit shpëtues dëgjuan një zhurmë kërcitjeje gjatë shpimit.

Zyrtarët thonë se po rishikohen plane të tjera për të shpëtuar burrat, duke përfshirë shpimin nga maja e malit, e cila mund të rezultojë një zgjidhje e duhur.

Punëtorët po ndërtonin tunelin kur një pjesë e tij e rrëzoi atë më 12 nëntor për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Autoritetet arritën të vendosnin kontakte me burrat e bllokuar disa orë më vonë dhe po i furnizonin me oksigjen, ushqime të thata dhe ujë përmes një tubacioni që ishte vendosur për furnizimin me ujë të tunelit për punimet e ndërtimit.

Të hënën, të afërmit në ankth të grumbulluar rreth tunelit përjetuan pak lehtësim kur një kamera endoskopike – rrëshqiti brenda përmes një tubi të ri – kapi pamjet e punëtorëve. Zyrtarët i kërkuan që të identifikoheshin para kamerës dhe i siguruan se do të shpëtoheshin së shpejti.

SHKARKO APP