”Shën Sofia” inaugurohet sot si xhami, në falje i pranishëm edhe Erdogan

Sot inaugurohet shndërrimi i katedrales historike të Shën Sofisë në xhami. Për herë të parë, besimtarët myslimanë do të mund të kryejnë faljen e së premtes në monumentin e famshëm të Stambollit në Turqi, ku pjesëmarrës do të jetë edhe presidenti Erdogan.

Kryebashkiaku i Stambollit, Ali Yerlikaja, ka konfirmuar se të pranishëm do të jenë shumë besimtarë. Godina 1500 vjeçare, pjesë e trashëgimisë botërorë të UNESCO-s, u shndërrua në një muze në vitin 1934. Në fillim të muajit korrik, një gjykatë në Turqi e anuloi statusin e saj të muzeut, duke argumentuar se përdorimi i saj jo si një xhami është një veprim ligjërisht jo i mundur.

Ky vendim është kritikuar gjerësisht nga liderë fetarë, por edhe politikë në mbarë boten. Për shkak të pandemisë, besimtareve qe do te marrin pjese ne faljen e kësaj të premteje, do t’u duhet të mbajnë gjatë gjithë kohës një maskë mbrojtëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?